Sport

Paddy Pimblett: Më pëlqen t’i godas dhe të më godasin me grushta në fytyrë


Në fund të luftës së tij më të fundit në UFC në Londër, Paddy Pimblett zbuloi se ishte thellësisht i pakënaqur me performancën e tij.

Në stilin e tij, ‘Baddy’ kënaqet duke i vënë në gjumë rivalët herët dhe çdo vonesë e nokautit do ta zemërojë atë.

Deri më tani, ai nuk është nokautuar në karrierën e tij të MMA dhe vazhdon të duket më dominues çdo minutë.

Pimblett e shijoi fitoren e tij dhe ishte shumë emocional pasi ndodhi, ai pësoi një humbje të madhe në jetën e tij dhe donte të dërgonte një mesazh inkurajues për njerëzit që luftojnë me depresionin.

Por kur vjen puna për të luftuar, ‘Baddy’ me të vërtetë kënaqet kur e godasin me grushta.

Kjo është ajo që tha Pimblett në emisionin e Pat McAfee: “Kështu jam ndonjëherë. Isha i zhgënjyer me performancën time, u ndjeva sikur duhej të kisha dalë atje dhe të kisha shpërthyer në një raund”.

“Ai ka pasur 11 luftime profesioniale, ka humbur një dhe nuk ishte nokautuar më parë dhe unë e bëra atë. E shikova përsëri sot ndeshjen dhe çdo grusht që i hedh, po mundohem t’i heq kokën”, shtoi ai.

“Unë nuk hodha një grusht ku po përpiqem të bëj një goditje, thjesht po eci përpara duke gjuajtur grushta”.

Mund të luftoj kështu çdo herë. Unë jam një bastard i madh dhe më pëlqen t’i godas me grusht njerëzit dhe më pëlqen të më godasin njerëzit në fytyrë. Tingëllon shumë e çuditshme, por më pëlqen”, përfundoi Pimblett.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore