Përballje

Pacquiao kthehet i uritur për fitore përballë Errol Spence


Manny Pacquiao dhe Errol Spence Jr

Manny Pacquiao ka vendosur për ndeshjen e tij të parë në dy vitet e fundit, ku ai do të përballet me kampionin e WBC dhe IBF në kategorinë deri në 65 kg, me Errol Spence Jr në gusht.

42-vjeçari nuk është ndeshur që kur ai mundi Keith Thurman për titullin e WBA në korrik të 2019.

Ai njoftoi në Twitter se do të takonte 31-vjeçarin Spence Jr në Las Vegas më 21 gusht në atë që do të ishte lufta e tij e 72-të profesionale.

Pacquiao, është senator në Filipine, dhe ka një rekord prej 62 fitoreve e 7 humbjeve në boks.

Ai po synon të fitojë një titull botëror pasi pretendoi për herë të parë rripin e WBC në vitin 1998. Ai ka tituj botëror në tetë pesha të ndryshme në karrierën e tij 26-vjeçare.

Spence Jr, i cili ka një rekord prej 27 fitoresh e 0 humbjesh, fitoi ndaj Danny Garcia në dhjetor në ndeshjen e tij të parë që nga një përplasje e rëndë me makinë në vitin 2019, që e la atë në kujdesin intensiv.

Duke konfirmuar ndeshjen në Instagram, Spence Jr shkroi: “Marrëveshja përfundoi! Shihemi në Las Vegas për luftën më të madhe të vitit.”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore