Lajme

Pacolli: SHBA-ja më kërkoi të marrë pjesë në të takimin e liderëve rajonal për “Ballkanin e Hapur”, Haradinaj më ndali


Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ish- ministër i Punëve të Jashtme, kur është pyetur në T7 për iniciativën “Ballkani i Hapur”, ka thënë se ishte nisur për të marrë pjesë në Ohër, por s’ishte lejuar nge ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

“Sa kam qenë Ministër i Punëve të Jashtme unë kam pasur një kërkesë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shkojë e të marrë pjesë në takimin që ka qenë në Ohër”, tha Pacolli.

“Unë kam filluar të përgatitem dhe e kam thirr shoferin me u nis. Telefonova kryeministrin Haradinaj dhe ai më propozojë të mos shkojë”.

“Unë ndalem dhe e thërras ambasadorin dhe i them se s’mund të shkojë. Ambasadori më tha se po gaboja dhe se e rregullojmë me kryeministrin””, shpjegoi Pacolli.

“Më vjen keq që s’kam tentuar me bind kryeministrin që të marrë pjesë”.

Pacolli theksoi se nuk beson që ndonjë nga protestuesit në Tiranë ka shkuar aty që të djegë flamuj dhe ka shtuar se ajo ka ndodhur nga emocionet.

“Unë nuk besoj që dikush ka shkuar aty me djeg flamuj por nga paraqitjet e njerëzve sigurisht ka pasur dikush prej atyre që është emocionuar dhe nga emocionet e ka bërë atë. Sigurisht neve s’na bën nder ndezja e flamujve. Shkelja e flamujve ka ndodhur në të kaluarën. Të ja lëmë të kaluarës”.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Ai shtoi se e mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur” duke arsyetuar se Kosova trajtohet si e barabartë në këtë nismë.

“Unë jam pro. Çdo nismë ku Kosova mund të barazohet me shtete tjera është e mirë për Kosovën”.

“Nuk ka të bëjë me zoti Rama fare, e kam potencuar dhe në momentin kur fillonte puna në aeroportin e Vlorës se ky investim nuk ka të bëjë me zotin Rama apo me liderë partish. Investime është privat. Nuk ka të bëjë me financim të buxhetit apo dikujt tjetër.

“Është investim privat i kompanisë i cili ka parë të arsyeshme që të investosh në këtë aeroport është profitabile për kompaninë. Kemi vendosur se që 138 milionë të investohen e jo 100 milionë. Kemi vendosur që këtë investim të bëjmë në trojet tona dhe do të kontribuojë për të mirë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore