Zgjedhjet në Kosovë

Pacolli: LVV do të dalë fituese në komunat më të mëdha të vendit


Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është shprehur në një konferencë për media se exit poll-et e publikuara në media janë jo serioze.

“Kundërthënie e exit poll-eve janë jo serioze, po bëhet propagandë ndaj VV-së, rezultatet finale që pritet shumë shpejt do të dëshmojnë që në garë ka qenë VV-ja kundër krejt, dhe do të dal më e fuqishmja”, ka thënë Pacolli.

Zyrtarja e LVV-së ka deklaruar se partia e saj do t’i marrë komunat më të mëdha, ndonëse ajo prin në disa, por në asnjërën mbi 50 për qind

“LVV do të dalë fituese në komunat më të mëdha të vendit dhe do të jetë në balotazh në më së shumti komuna”, ka thënë Pacolli.

“Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe morëm përkrahjen më të mëdha”, ka thënë tutje Pacolli.Ajo përjashton shkuarjen në balotazh në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se rezultatet finale do të shfaqin VV-në se është partia e parë

“Rezultatet finale do të dëshmojnë se në garë ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, kundrejt të gjitha”.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kur kishin dalë 43.5 për qind e elektoratit.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara, del se 42.85 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

KQZ-ja ka bërë të ditur se 776 mijë qytetarë votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore