Lajme

Pacientit të pavaksinuar i mohohet e drejta për transplant zemre në Boston


Një spital në Boston ka vendosur që të heqë nga lista e pacientëve që kanë nevojë për transplant zemre, të paktën pjesërisht, pasi nuk e ka marrë vaksinën anti-COVID.

Ka qenë i ati i tij, David, që ka bërë me dije se, “Brigham and Women’s Hospital e fshiu emrin e tim biri, 31 vjeç, nga lista e pacientëve, ndonëse ka nevojë për një zemër të re”.

Ndër të tjera, babai i DJ Ferguson shtoi se ky i fundit nuk beson tek efektiviteti i vaksinës dhe se vaksina kundër COVID-19 bie ndesh me parimet e tij.

Po ashtu, ai u shpreh se në gjendjen shëndetësore që gjendet djali i tij, “është e pamundur për t’u transportuar në një spital tjetër”.

Nga ana tjetër, në një deklaratë për të përditshmen “BBC”, spitali shpjegoi se, “duke pasur parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një pacient, i cili merr një organ të transplantuar, të mbijetojë”.

Një zëdhënës nga spitali u shpreh se rreth 100 mijë pacientë, në listat e pritjes për transplantim organesh nuk do të kenë mundësinë të kryejnë transplante organesh brenda pesë viteve, për shkak të mungesës së organeve në dispozicion.

Pra, ai bën me dije se nuk është vetëm vaksinimi ndër faktorët që pengon transplantimin.

Gjithashtu bën thirrje për të gjithë pacientët që kanë nevojë të kryejnë një operacion “duhet që të vaksinohen”.

Arthur Caplan, mjek dhe pedagog në “Shkollën e Mjekësisë NYU Grossman”, u shpreh se, pas çdo transplantimi të organeve, sistemi imunitar i një pacienti dobësohet, çka mund të rezultojë fatale për jetën e tij.

Nuk është hera e parë që një amerikan i pavaksinuar përballet me pengesa në kujdesin shëndetësor javët e fundit.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore