Përballje

Pacers befason Warriors, Suns e Pelicans triumfojnë


Ndeshjet në NBA ishin befasuese dhe interesante.

Golden State Warriors – Indiana Pacers

Dueli mes Golden State Warriors dhe Indiana Pacers përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 117:121.

Ndeshja ishte shumë interesante, e cila shkoi në kohë shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të rregullt.

Indiana ishin pa dy lojtarët e tyre kryesorë, Caris Levert dhe Domantos Sabonis, por ata arritën fitoren edhe pa ta.

Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Pacers barazuan rezultatin me një trepikësh të Justin Holiday.

Te Warriors, Stephen Curry pati një performancë shumë të mirë, por nuk mjaftoi për fitoren e GSW.

Te Pacers, shtatë lojtarë përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore, ku më të dalluarit ishin Chris Duarte me 27 pikë dhe Justin Holiday me 16.

Ndërsa te GSW, më të mirët ishin Stephen Curry me 39 pikë dhe Kevon Looney me 13 pikë e 15 kërcime.

Dallas Mavericks – Phoenix Suns

Ndeshja mes Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 101:109.

Ndeshja ishte e  baraspeshuar, ku fituesi nuk dihej deri në minutat e fundit.

Dallas kishin një epërsi të vogël prej tetë pikësh në çerekun e katërt, por ata nuk arritën të mbajnë epërsinë.

Në momentet e fundit, Chris Paul e Devin Booker përmbyllën ndeshjen duke shënuar disa pikë shumë të rëndësishme.

Më të mirët te Suns ishin Devin Booker me 28 pikë dhe Chris Paul me 20 pikë e 11 asistime.

Ndërsa te Mavericks, më të dalluarit ishin Luka Doncic me 28 pikë, 8 kërcime e 8 asistime dhe Kristaps Porzingis me 18 pikë e 11 kërcime.

New York Knicks – New Orleans Pelicans

Ndeshja e tjetër në NBA mes New York Knicks dhe New Orleans Pelicans përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 91:102.

Ndeshja ishte e dominuar nga Pelicans, nga fillimi i ndeshjes deri në fund.

Ata morën një epërsi të vogël në pjesën e parë, por dominuan të gjithë çerekun e tretë.

Te Pelicans, gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore, ku më të mirët ishin Jonas Valanciunas me 18 pikë e 10 kërcime dhe Josh Hart me 17 pikë.

Ndërsa te knicks, më të dalluarit ishin Mitchell Robinson me 17 pikë e 15 kërcime dhe RJ Barrett me 17 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore