Auto

Oxford dhe Coventry me autobus elektrik


Oxford dhe Coventry janë vendosur si qytetet e para të Mbretërisë së Bashkuar që do të kenë flotat e autobusëve tërësisht elektrik.

Cities Today, platformë e lajmeve për mobilitetin dhe inovacionin urban, tregon se  iniciativa e Departamentit të Transportit për autobusat elektrik është ndërmarrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të zvogëluar emetimet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Cities Today, pritet që në buxhetin e Oxford dhe Coventry të shkojnë 50 milionë paund në mënyrë që të realizohet zëvendësimi i flotave ekzistuese me flotën elektrike, instalimi i infrastrukturës së re dhe përditësimi i rrjetit elektrik. Gjithashtu, pritet edhe mbështetja nga operatorët lokalë të autobusëve me 75 milionë paund.

Andy Street, kryetar i bashkisë West Midlands, ka thënë se “kthimi i të gjithë flotës së autobusëve të Coventry në elektrik nuk është vetëm një nxitje e madhe për transportin publik në qytet, por gjithashtu do të ndihmojë në trajtimin e emergjencave klimaterike me të cilat përballet vendi”.

Në shkurt të vitit 2020, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akorduar një fond prej 5 bilionë paund për epokën e re të gjelbërt të autobusëve dhe udhëtimeve aktive.

Fokusi i planit pesë vjeçar kanë qenë shërbimet me frekuecë të lartë për ta bërë më të lehtë lëvizjen e njerëzve në çdo kohë të ditës, itineraret “shko dhe kthehu” ku njerëzve nuk do u duhet të planifikojnë oraret e udhëtimeve të tyre dhe skemat me përparësi që do u lejojnë autobusëve të shmangin rrugët e mbingarkuara./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore