Përballje

Otto John shënon në momentet e fundit për t’i dhënë fitoren Prishtinës


Ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 3:2.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Prishtina, por ata e kishin të vësëhtirë fitoren, pavarësisht rasteve të shumta.

Golin e parë e shënuan Malisheva në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të me anë të Mergim Pefqelit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Gauthier Mankenda shënoi për të barazuar rezultatin.

10 minuta pas golit, kryeqytetasit shënuan përsëri për të marrë epërsinë me anë të Leotrim Kryeziut.

Nuk zgjati shumë, shtatë minuta pas golit të Kryeziut, Malisheva shënuan përsëri për të barazuar rezultatin me Dren Kryeziun.

Goli i fitores erdhi në momentet e fundit, në minutën e 89-të, ku shënoi Otto John.

Prishtina radhiten në pozitën e pestë me 38 pikë, ndërsa Malisheva janë në vendin e shtatë me 34 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore