Lajme

Osmani: Zgjerimi i BE-së nuk është më çështje besueshmërie, por çështje sigurie


Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) nuk është më një çështje besueshmërie, por një çështje sigurie dhe një shans për të konsoliduar BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa lufta në Ukrainë është provë për liderët dhe politikanët evropianë, sepse është koha për të matur popullaritetin e zgjerimit të BE-së, ka thënë ai në një konferencë për media.

Vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Maqedoni të Veriut, ai e sheh si sinjal të qartë të mbështetjes, pavarësisht mesazheve të tij për negociatat e vjetra.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut

Kryediplomati Osmani ka deklaruar se nuk ka dilemë për mbështetjen për fillimin e negociatave mes vendeve anëtare të BE-së, gjë që u konfirmua në takimin me homologun sllovak Korçok në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë, i cili theksoi se çështjet dypalëshe nuk do të përfshihen në kuadrin e negociatave.

Takimin me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov në forumin në Antalia, Osmani e ka cilësuar të dobishëm sepse është bërë kryqëzimi i komunikimeve të mëparshme në mes të Shkupit dhe Sofjes.

Megjithatë, Osmani ka deklaruar se mes Shkupit dhe Sofjes ende ekziston një hendek i thellë në tri çështje, por pa i cekur se për cilat bëhet fjalë, mirëpo ai ka deklaruar se është thelbësore që bisedimet të vazhdojnë.

Nga ana tjetër Shkupin do ta vizitojë më 23 mars Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gencovska.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore