Osmani takon Chollet-in dhe Escobar-in: Roli i ShBA-ve kyç në përfundimin e dialogut
Vjosa Osmani dhe Derek Chollet
Dini Fetahu
19.09.2023 0:12Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York është takuar me Nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollt, dhe të Dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social X, e para vendit, rolin e ShBA-së në përfundimin e suksesshëm të dialogut e ka konsideruar kyç.
“Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, shkroi
Këto takime të Osmanit me Escobar-in dhe Chollet-in, janë në kuadër të vizitës së saj në New York, ku është duke u mbajtur Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuar.
With @CounselorDOS Chollet & DAS Escobar we discussed developments in the dialogue.
Stressed the importance of a principled approach to full & balanced implementation of agreements & that 🇺🇸 role is key to successfully conclude the process, paving the way for mutual recognition. pic.twitter.com/jYHPF9Y1y5
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 18, 2023
Ky takim i Osmanit me zyrtarët e lartë amerikanë vjen pak ditë pas takimit të nivelit të lartë në kuadër dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat, dhe faji për dështim iu la Kosovës, respektivisht kryeministrit Albin Kurti.
Nga ana tjetër, në një konferencë për media të hënën, Kurti ka akuzuar ndërmjetësin, në këtë rast Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, se është i anshëm, ia mban anën Serbisë dhe mban gjera të fshehura nga shtetet anëtare të BE-së.
Për këto pretendime të kreut të ekzekutivit kosovar ka pasur reagim nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Nga DASh në një përgjigje për Zërin e Amerikës, kanë deklaruar se ata i njohin dhe vlerësojnë përpjekjet e Lajçak-ut në dialog.
Madje DASH edhe e ka falënderuar diplomatin sllovak për “përpjekje të palodhur” në dialog.
“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha një zëdhënës i DASH për Zërin e Amerikës.
Po kështu zëdhënësi i DASH-it shprehte zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.