Zgjedhjet në Kosovë

Osmani njëjtë si Obama


Kandidatja për presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogaritë e saj të mediave sociale, ka ndarë më publikun të ashtuquajturën “Playlista e Fushatës”, veprim ky që ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka bërë nëntë vite më parë.

Në listën prej dhjetë këngëve të përzgjedhura të Osmanit, bëjnë pjese emra vendorë dhe të huaj, disa nga të cilët janë Vlashent Sata, Sia e Dua Lipa.

Madje, Osmani e Obama shihet se kanë një të preferuar të përbashkët.

Grupi irlandez U2, është i preferuari i tyre.

Në listën e Vjosës, U2, radhitët i pesti kurse në listën e Barack, i shtati.

“Muzika ka gjithmonë vend të veçantë në jetën tonë – është diçka që na motivon dhe na sjellë gëzim” shkruan ajo.

Tutje, Osmani ka pyetur edhe ndjekësit e saj rreth këngëve të tyre të preferuara.

“Sot po ndaj me ju disa nga këngët e këtij rrugëtimi ngazëllues të fushatës zgjedhore. Do të doja shumë që në komentet tuaja t’i ndani me mua këngët tuaja të preferuara! Përqafime!” përfundon ajo.

Për dallim nga Vjosa Osmani, ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, listën e tij zyrtare me këngë e publikoi në fushatën e tij të rizgjedhjes gjatë vitit 2012.

 

Lansimi i listës u bë në bashkëpunim me Spotify, dhe kjo listë në fillim përmbante 29 këngë, të cilat janë dëgjuar në tubimet e fushatës së Obama-s. Por, më vonë numri i këngëve u rrit, duke arritur kështu në 41.

Brenda “Playlistës të Fushatës” së Obama-s, bënin pjesë kryeveprat e ikonave të muzikës si; Aretha Franklin, Michael Jackson, Stevie Wonder e James Taylor.

Kjo nuk është hera e parë që Vjosa Osmani frymëzohet nga Barack Obama.

Njejtë ka ndodhur edhe në vitin 2019, kur ajo në cilësinë e kandidates për Kryeministre të Republikes së Kosovës prezantoi sloganin e fushatës  të LDK-së, i cili ishte pothuajse i njëjtë me atë të Obamës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore