Kosova

Osmani: Me presidenten e Kosovës, diskutuam për potencialin e madh të dialogut


Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe presidentja Vjosa Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka thënë se përveç kësaj temë kanë qenë edhe çështjet e mëhershme.

“Folëm për potencialin e madh të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për zgjidhjen e çështjeve të kahershme. Unë e konfirmova atë se OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në fushat e mandatuara”, ka shkruar ai.

Osmani pas takimit me Gërvallen në një konferencë për media ka theksuar se ashtu si Shkupi zyrtar edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, e sheh si shumë të rëndësishme uljen e tensioneve në Veri të Kosovës në atë mënyrë që të jepet hapësirë procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështesin fuqishëm procesin e dialogut duke përshëndetur kështu progresin e arritur në takimin e 2 majit në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç mbi Deklaratën për Personat e Pagjetur.

Kurse, Gërvalla theksoi se kanë biseduar për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore