Lajme

Osmani dhe Konjufca urojnë 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj për 246 vjetorin e pavarësisë.

Osmani përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, ka shkruar janë krenar për arritjet mes Kosovës dhe SHBA-ve.

“Sot populli i Kosovës bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut. Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa, edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka uruar 4 korrikun ditën e pavarësisë së SHBA-ve.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se SHBA është pishtari i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut dhe shtylla kryesore për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën.

Gjithashtu, ai ka theksuar se SHBA ishte edhe fanari i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit tonë.

”Miqësia e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë i cili ka udhëhequr lidhjet tona të forta tash e sa vite, në mbrojtje, siguri, përparim ekonomik dhe marrëdhënie tjera strategjike dhe ndërnjerëzore”.

“Ky bashkëpunim dhe partneritet çdo ditë po rritet dhe po forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Konjufca.

Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan 246 vjet që kur shpallën pavarësinë. 246 vjet më parë, në vitin 1776, u nënshkrua Dokumenti i Pavarësisë, duke vendosur që 13 kolonitë nga Amerika e Veriut të pavarësoheshin nga Mbretëria e Bashkuar.

Kushtetuta, u nënshkrua në vitin 1787, duke e ndarë pushtimin në ekzekutiv, legjislativ dhe juridik, apo presidenti, Kongresi dhe Gjykata.

George Washingtoni, hyri në histori të SHBA-së si presidenti i parë i shtetit.

Ekipi i Kongresit e miratoi dokumentin përfundimtar të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1774, në të cilin punuan dy ditë. Kopjet e Deklaratës u shpërndanë në të gjitha mediat e asaj kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore