Kosova

Osmani dekoron Smajl Hajdarajn me Urdhrin “Hero i Kosovës”


Vjosa Osmani dhe gruaja e Smajl Hajdaraj duke e pranuar Urdhrin "Hero i Kosovës"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 17 janarit ka dekoruar luftëtarin dhe ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn, me Urdhrin “Heroi i Kosovës”, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani përmes një statusi në Facebook ka thënë se ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Vjosa Osmani një vit më parë duke bërë homazhe te varri i Smajl Hajdaraj

Presidentja Osmani një vit më parë pikërisht në 19 vjetorin e vrasjes së heroit Smajl Hajdaraj, në atë botë si Ushtruese e detyrës së presidentes kishte bërë homazhe pranë varrit të tij, duke thënë se Hajdaraj është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak.

“La aktivitetin partiak për t`iu bashkuar luftës për liri. Me të përfunduar lufta, ai iu kthye aktivitetit politik, teksa përpjekja e tij për të kontribuuar më tej në paqe u ndal dhunshëm nga një atentat i kryer 19- vjet më parë”, kishte thënë Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore