Shqipëria

OSBE, takim me ambasadorët ndërkombëtarë, për zgjedhjet e 25-prillit


Kryetari i Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, organizoi të mërkurën, një takim më përfaqësusit e bashkësisë ndërkombëtare.

Në takim në qendër të dikutimeve, ishte reforma zgjedhore, ndryshimet Kushtetuese, Kodi Zgjedhor dhe ligje të tjera.

Monaco, informoi përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, lidhur me projektet, në ndihmë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe aktorëve të tjerë vendas.

Në takim, ndodhej dhe kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Celibashi, iu prezantoi pjesëmarrësve përgatitjet e KQZ-së, lidhur me organizimin e zgjedhjeve. Veçanërisht, lidhur me përdorimin e teknologjisë dhe mundësimin e votës së emigrantëve shqiptarë. Si, dhe vëzhgimin e rasteve për keqpërdorimin e mundshëm të burimeve njerëzore, për qëllime elektorale.

Celibashi, tregoi dhe për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja. Si, ngritjen me vonesë të strukturës së re të KQZ-së. Po ashtu, dhe për presionin që i ushtrohet KQZ-së. Kjo vjen, si pasojë e kohës së kufizuar deri në zgjedhje.

Në takim ishte amabasadorja suedeze, Elsa Hastad. Suedia mban kryesinë e radhës së OSBE-së.

Pjesëmarrësit, deklaruan mbështetjen e tyre të plotë për KQZ-në. Gjithashtu, nxitën Celibashin dhe aktorët e tjerë, që të bëjnë më të mirën, për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto të fundit, duhet të jenë, në përputhje të plotë me ligjin vendas dhe standartet ndërkombëtare. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore