Shqipëria

OSBE/ODIHR, takim me Kryemadhin në zyrat e LSI-së


Delegacioni i OSBE/ODIHR-it ka mbërritur ditën e sotme, më 5 maj, në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Delegacioni po zhvillon një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 25 prillit.

Në zgjedhjet parlamentare fituese doli Partia Socialiste me 74 mandate. Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 59 mandate deputetësh. Ndërsa, Lëvizja Socialiste për Integrim, në rang kombëtar, ka siguruar katër mandate dhe Partia Social Demokrate (PSD) tre mandate.

Ky takim vjen pas rezultatit negativ që LSI-ja kishte në këto zgjedhje dhe akuzave të shumta për parregullsi.

OSBE/ODIHR ka bërë publik një raport paraprak për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 25 prill. Në raport janë evidentuar probleme si shitblerja e votës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ditën e martë miratoi rezultatin e zgjedhjeve, të cilat u mbajtën më 25 prill në 12 qarqe të Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore