Sport

Orlando City transferon Pato-n


Alexandre Pato, ish ylli i Milan-it, ka nënshkruar me Orlando City-n në MLS. Pato ishte lojtar i lirë që pas mbarimit të kontratës me Sao Paolo-n, në gushtin e kaluar.

31-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin nga MLS.

Qendërsulmuesi këtë sezon nuk ka asnjë paraqitje zyrtare, ndërsa në sezonin e shkuar me brazilianët e Sao Paulo-s numëroi 13 paraqitje, katër gola dhe dy asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore