Film

Oriola Marashi refuzon ftesën e “Big Brother Albania VIP”


Oriola Marashi - Modele

Spektakli shumë i përfolur i momentit – “Big Brother Albania VIP” është i mbushur me protagonistë të cilët gëzojnë epitetin e të qenit figura publike, por duket se shtëpisë më të famshme në Shqipëri po i mungon një person.

Bëhet fjalë për super modelen, Oriola Marashin, për të cilën është zbuluar se kishte pranuar një ftesë nga “Vëllai i Madh” për të qenë pjesë e këtij reality show, por që e njëjta e ka refuzuar.

Oriola Marashi.

Lajmin e ka konfirmuar, e ëma e Oriolës – Xhoi Jakaj, gjatë një intervistë të dhënë për emisionin “Wake Up”, ndërsa ka theksuar se ishte koha e limituar nga angazhimet, shkaku kryesor se pse Marashi nuk u bë pjesë e këtij formati televiziv.

Oriola Marashi.

“I ka ardhur, por nuk ka pasur kohë. Oriolës që në 15-vjeçe i kam thënë zgjidh gjithçka që ty të përshtatet në jetë. Të dy vajzat e mia, unë i lë të lira për të zgjedhur jetën e tyre”, ka thënë Xhoi Jakaj, nëna e Oriola Marashit.

Në anën tjetër, Oriola, po vazhdon të korr suksese në fushën e modelizmit, teksa akoma është pjesë e markës së modës “Guess”.

Por, veç bashkëpunimit me gjigandin amerikan “Guess”, ajo numëron një sërë kolaborimesh me disenjatorë dhe brende të tjera me emër.

Pos shoqërisë me miq të shumtë artistë të estradës shqiptare, Oriola, njihet edhe për ekspozimin konstant të formave të saj trupore në media sociale, ndërkohë që vetëm në Instagram ajo numëron afro 700 mijë ndjekës.

Fotografi e publikuar nga Oriola Marashi në Instagram.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore