Kulturë

Origjina e fjalës më të dëgjuar “Karantinë”


Pandemia e bëri fjalën “karantinë” më të përdorur se kurrë. Ajo e ka origjinën 600 vite më parëq  në Itali, në kohën kur banorët e Venecias u përballën nga murtaja bubonike.

E njohur ndryshe si “Vdekja e Zezë”, murtaja bubonike, ishte një sëmundje shkatërruese e cila preku në mënyrë fatale, një të tretën e popullsisë së Europës, në shekullin 14. Kjo është quajtur një nga humbjet më të mëdha në historinë e njerëzimit  dhe ishte një shtysë për të marrë masa.

Në vitet 1400, anijet, mallrat dhe ekuipazhet e tyre që mbërrinin nga lindja, duhet të izoloheshin përpara se të vazhdonin udhëtimin në kontinent. Për të mbrojtur qytetarët nga valët e hershme të sëmundjes, autoritetet krijuan një sistem izolimi në dy ishuj në lagunë.

Pasagjerët, ekuipazhet dhe ngarkesat e tyre do të kalonin 40 ditë në “quarantena” veneciane. Bëhet fjalë për 40 ditë. Fjala rrjedh nga fjala latine “quadraginta” ose ajo italiane “quaranta”, që është dyzetë.

Kjo ishte vendosur si periudha kohore e nevojshme për të shmangur transmetimin e sëmundjes nga njëri individ tek tjetri. Ishujt ishin të ndarë në dhjetë lagje izolimi për tu mbrojtur nga trasmetueshmëria e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore