Sport

Origi i mbetet besnik Milan-it, refuzon ofertë më të mirë nga klubi spanjoll


Divock Origi-i ka hyrë në ditët e fundit të kontratës së tij me Liverpool-in dhe shumë shpejtë pritet që të firmosë me skuadrën e Milan-it.

Ai ka arritur marrëveshje me klubin italian, ku sipas mediave në Itali, në javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, më pas për të firmosur si transferim i lirë.

Megjithatë, në orët e fundit ka ardhur një ofertë për sulmuesin belg. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Villarreal-i i ka ofruar 27-vjeçarit një kontratë me pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Pagë më e lartë sesa ajo që Milan-i ia ka ofruar Origi-t, por sipas mediumit të lartcekur futbollisti e ka refuzuar atë, duke marrë prioritet për t’iu bashkuar projektit të kuqezinjve.

Pra, tashmë sulmuesi i Belgjikës e ka ndarë mendjen dhe në orët e ardhshme do ta veshë fanellën e kampionëve të Italisë.

Kujtojmë që Origi është pjesë e skuadrës së Liverpool-it që nga vera e vitit 2015, kur u trasnferua nga skuadra franceze, Lille, për shumën e 13 milionë eurove.

Ai deri më tani ka zhvilluar 175 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën angleze, prej të cilave ka shënuar 41 gola

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore