Sport

Orges Shehi shpallet ‘Trajneri i vitit 2022’


Orges Shehi është shpallur sot nga FSHF si fituesi i çmimit “Trajnerit i vitit 2022”, pasi ia doli që të udhëhiqte ekipin e Tiranës drejt titullit të 26-të kampion! Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, si edhe trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, trajneri i ekipit kombëtar, Sylvinho i dorëzoi trofeun e rëndësishëm trajnerit të Tiranës, Orges Shehi.

“Eshtë kënaqësi të jem këtu. Pasioni im është futbolli dhe e di që të gjithë këtu janë dashamirës të futbollit”, tha trajneri i Kombëtares para se t’i jepte trofeun teknikut bardheblu, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim teksa u shpreh: “Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye: e para që isha midis dy trajnerëve të mi. Jemi kolegë, por i thërras akoma mister. Do doja ta ndaja me stafin tim teknik këtë çmim, edhe pse është individual”, – tha Shehi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore