Lajme

Organizata Oxfam pezullon dy punonjës për shfrytëzim seksual


Organizata bamirëse britanike Oxfam thotë se ka pezulluar dy anëtarë të stafit në Republikën Demokratike të Kongos për akuzat e shfrytëzimit seksual dhe ngacmimit.

Ata shprehen se pezullimet ishin pjesë e një “hetimi të jashtëm” të ngritur nëntorin e kaluar mbi akuza të tilla.

Deklaratat e tyre pasohen në një raport në gazetën Times se sinjalizuesit ishin “të zhgënjyer në kohën e marrë për të përfunduar hetimin”.

Oxfam u godit nga një skandal në vitin 2018 ku përfshiheshin punëtorët e saj të ndihmës në Haiti.

Organizata u akuzua për fshehjen e përdorimit të prostitutave nga disa anëtarë të stafit që ishin në vend, pas tërmetit të ndodhur në vitit 2010.

Oxfam e mohoi një fakt të tillë, por kërkoi falje për gabimet në trajtimin e skandalit. Ata ngritën një komision të pavarur në praktikat e punës dhe ndaloi ofertat për financimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Si u zhvillua skandali Oxfam në Haiti?

Organizata vetëm kohët e fundit ishte lejuar të niste përsëri të aplikojë për fonde qeveritare, raporton Times.

Gazeta thotë se një letër me 10 faqe e nënshkruar nga më shumë se 20 punonjës të tanishëm dhe ish-Oxfam u dërgua në udhëheqjen e organizatës në shkurt të 2020-ës.

Aty ngihen akuza kundër 11 personave që përfshinin shfrytëzimin seksual, ngacmimin, mashtrimin dhe nepotizmin. Thuhet se sinjalizuesit ishin përballur me “kërcënime për jetën e tyre”.

Disa nga ankesat datuan që nga viti 2015 dhe në letër thuhej që stafi kishte “humbur besimin në premtimet e Oxfam për përgjegjësi dhe në parimet që Oxfam thotë se qëndron”.

Në deklaratën e tij, Oxfam thotë se Komisioni i Bamirësisë u njoftua në fillim të hetimit të akuzave të fundit dhe po mbahet i informuar për përparimin e tij.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për detyrën tonë ndaj të mbijetuarve, përfshirë edhe mbështetjen e tyre për të folur në mënyrë të sigurt,” thanë ata. “Ne jemi duke punuar shumë për të përfunduar hetimin në mënyrë të drejtë, të sigurt dhe efektive”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore