Sport

Orari i ndeshjeve të Kosovës U21 për kualifikimet e Evropianit


Kombëtarja U21 e Kosovës mësoi sot (e enjte, 2 shkurt) kudnërshtarët e grupit në kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2025, që do të mbahet në Sllovaki.

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit janë përfshirë në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.

Ky cikël kualifikues fillon në muajin mars, derisa përmbyllet në muajin tetor të 2024-s. Ndeshjen e parë Dardanët U21 e luajnë kundër Estonisë, më 20 qershor në shtëpi.

Kjo është hera e dytë që Kosova U21 do të përballet me Gjermaninë dhe Izraelin, ngase për herë të parë me këta dy kundërshtarë është ballafaquar edhe në ciklin kualifikues Euro 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore