Lajme

Opozita, Kurtit: Mashtrues, frikacak, tuc, veteran mercenar, dost i Vuçiç-it…


Parlamenti i Kosoves

Lumir Abdixhiku e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur edhe mashtrues, derisa i ka kërkuar të flas konkretisht e të mos tregojë përralla.

“Tregimet në orët e vona bëhen të rrezikshme, sepse shndërrohen në përrallë. Sapo e pamë një përrallë mbi atë se Kurti nuk ka ndryshuar”, tha Abdixhiku.

“Njeriu që ka kërkuar kërkim falje para dialogut, ka përfunduar në dialog pa kushte. Ka kërkuar njohje në qendër e ka përfunduar me neutralitet rreth paragjykimit politik të shteti të vet. Njeriu që ka pasur gjashtë kushte e ka përfunduar pa asnjërin prej tyre. Kjo është përralla e mos ndryshimit. Por, nëse ndryshimi ka formë kështu duket”, i tha Kurtit, Abdixhiku.

Kurti më herët në fjalim tha se po ndjehet i vetmuar, sepse s’po ndihmohet nga opozita, por Abdixhiku i tha se fajin ta kërkojë në pasqyrë.

“Ke bërë vetëm përçarje, ke ndarë edhe sot këtu. Ti ballafaqohesh me Vuçiç-in, por mendjen e ke te opozita. Mendjen e ke te votat. Shiko si mashtron, jo Zajednicë, por po Asociacion”.

Kurtin e ka kritikuar edhe deputetja, Ganimete Musliu, duke e quajtur frikacak dhe njeri që iku nga lufta.

“Ti je tutë edhe në luftë, e din. Të kanë thanë merr armën, lufto, por ke ikë. Ke thonë ‘po shkoj deri në Prishtinë njëherë’. Je tutë, ke ikë, sot sillesh veteran i mercenar. Për ty s’është dialogu priroritet, sepse s’e ke prioritet Kosovën. Ti e ke dost Vuçiç’in, atij i zgërdhihesh”.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se Kurti ka gjendje të rënduar “psikologjike dhe emocionale”, derisa “ke logjikë të dobët”.

“Fatkeqësisht këto dobësi tuat janë çmim që e paguan Kosova”, pohoi Gashi.

Kurti, Opozitës: Më keni lënë trashëgimi të keqe, më detyruat të bëhem strategjik – po ndjehem i vetmuar

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore