Lajme

Opozita hungareze bashkon fuqitë kundër Orban


Fitorja e Gergely Karacsony në zgjedhjet për kryetar bashkie të Budapestit dy vjet më parë – në krye të një fushate të unifikuar opozitare – u cilësua si një plan për mënyrën se si do të mundet udhëheqësi veteran, Viktor Orban.

Karacsony tani po përpiqet ta provojë këtë në një shkallë kombëtare.

Ai së bashku me opozitën po përpiqen të zgjedhin një kandidat të vetëm për të luftuar Orban dhe partinë e tij në pushtet.

Kjo, duke lënë pas dallimet e tyre dhe duke bashkuar fuqitë.

“Opozita është unifikuar sepse kauza jonë zëvendëson çdo dallim”, u shpreh Karacsony për agjencinë e lajmeve “Financial Times”.

Pjesëtarët e opozitës në Hungari e shohin këtë si të vetmen mënyrë për të mposhtur partinë Fidesz.

Sondazhet tregojnë se, nëse opozita mbledh votuesit prapa një kandidati të vetëm, zgjedhjet e vitit 2022 mund të jenë një garë shumë e ngushtë.

Karacsony është kryesuesi, përpara Klara Dobrev, një nënkryetare e Parlamentit Evropian që do të ishte kryeministrja e parë femër e Hungarisë dhe Peter Jakab, kryetar i ish-partisë Jobbik të së djathtës ekstreme.

Megjithatë, zgjedhjet paraprake, që do të përfundojnë deri më 10 tetor, janë vetëm një pararendës i asaj që do të jetë një sfidë e frikshme për Orban.

Orban, 58 vjeç, ka një jetë në pushtet duke filluar që me parlamentin, ku ai ka komanduar dy të tretën e një “shumice” për 12 vitet e fundit, duke lejuar Fidesz të ndryshojë çdo ligj vetë.

Gjatë kryeministrisë së tij, ai ka krijuar një regjim të vetëquajtur joliberal në të cilin kontrollon shumicën e aspekteve të jetës publike.

Institucionet dhe burimet shtetërore promovojnë agjendën e partisë së tij dhe besnikët mbajnë rolet kryesore publike.

Ai është përplasur me aleatët perëndimorë, ndërkohë që ka krijuar lidhje miqësore me fuqitë lindore, veçanërisht Rusinë dhe Kinën.

Orban është bërë një i huaj për BE-në, pasi ai shpesh krahason markën e tij të politikës me atë që ai e quan shkelje të federalizmit dhe tejkalimin e liberalizmit nga Brukseli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore