Shqipëria

Opozita çon në Kushtetuese koncesionin e Butrintit


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë me dije se do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një padi që shfuqizon vendimin e koncesionit të Butrintit.

Ajo tha se është firmosur nga 36 deputetë, mes tyre edhe nga Partia e Lirisë.

Zhupa theksoi se kjo “padi lidhet me vjedhjen e pasurisë së përbashkët publike dhe se padia është ngritur nga 4 avokatë”.

“Jemi përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të depozitojmë padi kundër koncesionit të Butrintit. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të ligjit se krijojnë dëme të pariparueshme. Kjo padi duhet dorëzuar nga të paktën 28 deputet të kuvendit të Shqipërisë”.

Sipas saj, çështja është me shumë rëndësi.

“Lidhet me vjedhjen e pasurisë së përbashkët publike, është një padi e përgatitur nga katër avokatë. Është një padi që do të fitojë Butrinti, do të fitojnë Shqiptarët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore