Opinione / Politikë

“Qysh testi i demokracisë kosovare u shndërrue në test të inteligjencës”


Migjen Kelmendi Publicist

Keqleximi dhe keqinterpretimi që ja bani Kurti historisë së re kosovare, prej Rambouillet e deri sot, qëllimisht apo prej budallakie, asht narracioni që fitoi votën plebishitare të votuesit kosovarë, tue kthye përmbys të vërtetën dhe faktografinë e dokumentaritetin e kësaj historie.

Drama u shndërrue në nji vodvil, komedi me kryepersonazh Kurtin që edhe përnime i ngjet Mr. Bean-it, e skena u mbush me plot do ‘gremlina’ të vocërr, pa të kalueme, pa ekspertizë, e pa identitet, që e përmbysen realitetin e Kosoves, e praptuen Kosovën.

Në nji vend ku halucinohet, ku realitetin e praptojnë, si thotë Guy Debord, e vërteta mbetet falcitet.

Me votën e vet plebishitare shoqnia kosovare edhe njihere po e dëshmon se asht shoqni e halucinimeve. Po ju halucinohet “Albini si shpëtimtar”, “Vjosa si Jovanka”, “Glauku si fillozof”, “Nagavci diçka si msuese”, “Fitorja si Ganimetja”, “Sveçla si trim”, “Vitia si qytetar prej Marevci”…njisoj si qytetarëve tanë ai balloni, pordhica e fmive në qiell, aty te Babushi i Muhaxherëve, që herë ju shtihojke si alien, herë si gjarpën qe u bajke si dhi, herë si kali…me lara-lara(siç!)

VV dhe Kurti janë pordhica ma e madhe demokratike qe ju ka shtihue kosovarëve, qysh prej “Republikës se Maqedezekut” të Rugoves.

Kurti sot testin e demokracisë se shoqnise kosovare, e ka shndërrue në – test të intelegjences.

Ju ftoj me lexue, asht shkurt, nji pjese të editorialit tem nga viti 2004, qe flet per aftësinë tonë me halucinue. E falënderoj Fitimin (Salihu) që ma dergoi këtë faksimil të “Koha ditore”, që e dëshmon këtë talent tonin.

Shoqnia e Halucinimeve

“In a world that really has been turned on its head, truth is a moment of falsehood.”

“Në botën e kthyeme përmbys, e vërteta asht nji moment falciteti”, Guy Debord.

SHTIHIMI. Si nji “saganist” i përbetuem (lexues dhe ithtar i astronomit amerikan Carl Sagan), jam dekë tue keshë me Babushin e Muhaxherëve, me RTKn, me Kohën Ditore e Zërin, me xhaminë dhe Meshijatin, me policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mbajtë shenime për diçka që, simbas tanë këtyne njerëzve e institucioneve, “ka formën e kalit që bahet si dhi e manej si gjarpën…me plot lara…”

Se jemi Shoqni Halucinacionesh e Shtihimesh, shoqni së cilës i shtihohet “Presidenti”, “Pamvarësia”, “Liria”, “Kushtetuta”, e cila ka teptisje të rregullt ditore të halucinimeve dhe fanitjeve kolektive këte e kam mësue gjatë tanë kësaj kohe sa kemi jetue në “shtetin e pamvarun të Kosovës” për të cilin na ka mbetë vetëm edhe “njohja formale” dhe gjithçka kish me u ba mirë e si n’prralla. (“Prralla n’shkallë, dukati n’ballë!”).

Ky halucinim kosovar, që po zgjatë me dekada, tash po e kuptoj pse po vazhdon kaq gjatë. Kur me nji ballon, nji pordhicë fmish, merren tana mediat dhe policia, e njerëzit nisin me u tutë si në radio-dramën e Orson Wells’it, kjo flet sa s’ban ma mirë pse Kosova ende s’asht e pamvarun. Pse Kosovës po i shtihohen gjanat. Pse Kosova asht problemi i Bashkësisë Ndërkombëtare e jo pjesë e saj. U desht me u çue e me shkrue qytetari Hysen Gashi e me jau spjegue e me u mbajtë ders tana këtyne mediave e institucioneve se sa lehtë asht me u ba besimtar e bestytnik, e sa zor asht me qenë e me mbetë qytetar.(…)

20 Maj 2004

Gazeta JAVA, Nr.98


Lajmet kryesore