Opinione / Politikë

Një plan për NATO-n që të merret seriozisht me Rusinë


Kurt Volker Ambasadori Kurt Volker është një ekspert kryesor në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-ve

Kur krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s të mblidhen në Bruksel muajin e ardhshëm, ata do të shqyrtojnë një agjendë të gjerë dhe komplekse.

Ndonëse Aleanca duhet të ruajë pozicionet mbi çështje të ndryshme, si parandalimi i katastrofës në Afganistan, deri në përballjen me Kinën dhe mbajtjen e progresit drejt shpenzimit të 2% të PBB-së në mbrojtje, çështja më urgjente është krijimi i një strategjie koherente transatlantike për t’u përballur me kërcënimin në rritje të Rusisë ndaj interesave të SHBA-ve dhe Evropës.

Deri më tani, politika e Rusisë ka qenë pjesë-pjesë. Aleatët, shpeshherë, janë tërhequr ndaj veprimeve të rënda të Rusisë, si zaptimi i territorit dhe përdorimi i armëve kimike në përpjekje vrasjeje brenda territorit të shteteve të BE-së, por shpesh ata kanë qenë të interesuar ndaj Rusisë në fusha të tjera, të tilla si energjia.

Politikat kanë ndryshuar shumë nga vendi në vend, duke krijuar një hendek të pakrahasueshëm midis retorikës dhe veprimtarive . Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përfituar nga kjo mospërputhje, duke shtyrë përçarjet midis aleatëve.

Vazhdimisht udhëheqësit e NATO-s kanë theksuar se roli i Aleancës është unik. Si krijimin e një forumi, që do të ruajë një rol kyç në konsultimin mes anëtarëve të saj, për marrëveshje mbi politikat që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e angazhimeve të anëtarëve të saj sipas Traktatit të Washington-it.

Për më shumë se 40 vjet, përgjatë Luftës së Ftohtë, Aleatët mbajtën një front të përbashkët në trajtimin e një kërcënimi ekzistencial nga Bashkimi Sovjetik. Por, pothuajse për një dekadë, ky  unitet ka munguar.

Pas saj, vazhdimisht NATO është përpjekur për të ndërtuar një partneritet të ri me Rusinë, përmes Aktit Themelues NATO-Rusi dhe Këshillit të Përhershëm të Përbashkët (1997) dhe krijimit të Këshillit NATO-Rusi (2002).

Por, teksa qasja ruse u bë më armiqësore (si me sulmet pa shkak të Rusisë ndaj planeve të mbrojtjes raketore të NATO-s dhe pezullimin e aderimit në Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, ose Traktatin e CFE-së, në 2007), ndasitë dolën në pah.

Aleatët e SHBA-ve dhe Evropës Qendrore ishin të zhurmshëm ndaj sjelljes ruse, ndërsa evropianët perëndimorë besonin se SHBA-të dhe Perëndimi duhet  të zgjidhnin shqetësimet ruse.

Edhe pse pas pushtimit të Gjeorgjisë nga Rusia në vitin 2008 Aleatët dolën në një qëndrim të përbashkët, ndarjet u rishfaqën brenda gjashtë muajve, në momentin që administrata e re e Obamës dhe disa Aleatë të Evropës Perëndimore kërkuan një “rivendosje” me Rusinë, ndërsa anëtarët e Evropës Qendrore dhe Lindore kërkonin një qasje më të ashpër.

Pjesërisht, si një përgjigje ndaj pushtimit të Rusisë, dhe pjesërisht për të qetësuar anëtarët e Evropës Qendrore, të cilët donin të tregonin mbështetje për kombet në Evropën Lindore të prekshme nga presioni rus.

Në 2009, BE-ja filloi Iniciativën e Partneritetit Lindor, me synim forcimin e angazhimit me Gjeorgjinë, Ukrainën, Moldavinë, Bjellorusinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Që nga fillimi i Partneritetit Lindor të BE-së, 12 vitet kanë qenë udhëzuese. Tanimë Rusia ka vendosur trupa në territorin e çdo vendi të Partneritetit Lindor, në një formë apo në një tjetër: duke vazhduar të pushtojë pjesë të Gjeorgjisë dhe të mbajë një garnizon në Moldavi pa pëlqimin e vendit pritës; duke sulmuar Ukrainën dhe aneksuar Krimenë, ndërsa vazhdonte të ndizte luftime në Donbas.

Gjithashtu ka zgjeruar një bazë ushtarake në Armeni. Ka pozicionuar “paqeruajtës” në territorin azerbajxhanas në Nago-Karabak, si dhe është përfshirë me një prani të sigurisë hibride mbi forcat e sigurisë bjelloruse.

Format e tjera të agresionit rus janë të panumërta, si: helmimet e Alexander Litvinenko-s, Sergei Skripal-it dhe Alexei Navalny-it; ndërhyrja e përhapur në zgjedhjet e vendeve të tjera; dezinformimi aktiv në mediat perëndimore.

Apo edhe: bomba dhe vrasje pa arsye në depot shpërthyese në Republikën Çeke dhe në Bullgari; ryshfeti ndaj politikanëve perëndimorë.

Manovra të tjera të agresionit rus janë: ato rreth avionëve të NATO-s dhe anijeve detare në ujërat ndërkombëtare; mohimi i lirisë së kalimit për të transportuar në pjesë të Detit të Zi dhe Detit të Azov. Gjithashtu, edhe inkursionet e hapësirës ajrore dhe detare në territorin e vendeve të NATO-s.

Të fundit herë kur udhëheqësit e NATO-s janë takuar, ka qenë në Londër, në dhjetor të 2019-ës. Në këtë periudhë, marrëdhëniet mes presidentit Donald Trump, presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, ishin në fije të perit, ndërkohë që presidenti Trump ishte subjekt i një hetimi në Shtetet e Bashkuara.

Viti 2021 është ndryshe.

Presidenti Joe Biden e ka shprehur qartë dëshirën për të rindërtuar marrëdhëniet. Në fakt, vendimi i fundit i Administratës së tij, për të mos sanksionuar kompanitë perëndimore të përfshira në Nord Stream 2 për bashkëpunimin e tyre me Rusinë në anashkalimin e Ukrainës dhe Evropës Qendrore, që rrit besimin e Evropës Perëndimore për gazin rus, mund të lexohet vetëm si një gjest ndaj Gjermanisë.

Tanimë, pyetja për Samitin e Qershorit 2021 të NATO-s është nëse Gjermania do t’i përgjigjet këtij gjesti. A mund të bashkohen Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, aleatë në Evropën Qendrore dhe Shtetet Baltike, si dhe ato në Evropën Jugore dhe Skandinavi, për të përcaktuar një vizion dhe strategji të përbashkët në marrëdhëniet me Rusinë?

Agresioni i Rusisë kundër Evropës është kërcënimi më serioz dhe i menjëhershëm për të gjitha vendet e NATO-s. Ka kaluar shumë kohë nga një strategji e përbashkët për t’u kthyer mbrapa.

Tri politika do të ishin transformuese:

Republika Çeke ka ndërmarrë një hap të nderuar për kohën, por megjithatë të guximshme në kufizimin e numrit të diplomatëve rusë në territorin e saj në numrin që Republika Çeke ka në Rusi.

A do të bashkohen të gjithë Aleatët me Republikën Çeke në pohimin e reciprocitetit bazë diplomatik?

A do të dyfishojnë aleatët angazhimin e tyre për të shpenzuar 2% të PBB-së në mbrojtje, edhe mes vështirësive post-Covid-19?

A do të riafirmojë NATO politikën e saj ekzistuese, sipas nenit 10 të Traktatit të NATO-s, për të hapur dyert e saj për të gjitha demokracitë evropiane që ndajnë vlerat e saj dhe të afta të kontribuojnë në sigurinë e përbashkët?

Në veçanti, Ukraina dhe Gjeorgjia janë shoqëri liridashëse që rastisin të jenë të papërshtatshme nga pikëpamja gjeografike. Megjithatë, njerëzit në Tbilisi dhe Kiev kanë po aq të drejtë për siguri sa njerëzit në Berlin, Paris dhe Bruksel kishin një brez më parë, aq e vështirë sa për Shtetet e Bashkuara të angazhoheshin.

NATO, më në fund, duhet të angazhohet për një “derë të hapur” dhe ta thotë atë.

Samiti i NATO-s në 14 qershor do të përcaktojë të ardhmen e NATO-s për pjesën tjetër të Administratës Biden. Me një shtrirje të ripërtërirë SHBA-Gjermani në thelb, ka një shans për të vendosur një kurs të ri, të guximshëm për të siguruar të ardhmen e Evropës. Tani është koha për ta bërë këtë.


Lajmet kryesore