Opinione / Sport

A po gabojnë dyshuesit e Solskjaer?


Alexander Netherton

Ole Gunnar Solskjaer ka krijuar një frymë fituese te Manchester United, frymë e cila mungonte shumë që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson. Këtë nuk e patën arritur paraardhësit e tij, David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho. Sidoqoftë, dyshimet mbeten akoma mbi përshtatshmërinë afatgjate të norvegjezit në rolin e trajnerit në Old Trafford.

Tekniku i United, Solskjaer, akoma nuk e ka provuar se dyshuesit ndaj tij po gabojnë, por një sfidë e fortë për titullin do të tregonte që tekniku dhe lojtarët e tij më në fund kanë filluar të përmirësohen.

Kur United humbi 6-1 nga Spurs në tetor, kishte thirrje që Solskjaer të shkarkohej. Në muajt në vijim, kishte zhgënjime në Evropë kundër Leipzig, Paris Sain-Germain dhe Basaksehir. Dhe në Angli kundër Arsenal. Pak më vonë, në dhjetor, United gjithashtu nuk arriti të ruajë dy epërsi kundër rivalëve për titull, Leicester City.

Humbjet në Evropë treguan se ekipi i Solskjaer nuk ishte në gjendje të përqëndrohej dhe i mungonte mprehtësia që Ferguson kishte përsosur në vitet e tij tek Djajtë e Kuq, i ndihmuar nga dyshja Nemaja Vidiç dhe Rio Ferdinand.

Kjo skuadër e United mbetet shumë e lehtë për t’u thyer, por ata po tregojnë frymën e skuadrës së Ferguson-it, në vendosshmërinë për t’u rikthyer nga pengesat që hasin. Ata e treguan këtë gjë përsëri të mërkurën kundër Fulahm dhe kundër Liverpool në FA Cup.

Kjo aftësi për të rritur rezistencën ndaj pengesave është prezente gjatë gjithë epokës së Solskjaer. Suksesi i mëparshëm, përcaktues, me një ekip të ri të United, me një fitore emocionuese dhe vështirë të besueshme në Paris, i dha atij pak a shumë një kontratë të përherëshme me ekipin. Vetëm këtë sezon në kampionat, ata kanë kthyer rezultat ose kanë barazuar kundër Brighton, Newcastle, Southampton, Sheffield, West Ham, si dhe Craven Cottage.

Siç e kanë demostruar dhe tre tekniket e fundit post-Ferguson, krijimi i një fryme fituese është ndoshta pjesa më e vështirë. David Moyes humbi dhomën e zhveshjes, me mungesë të dukshme të karizmës dhe vetëbesimit dhe e bëri shumë shpejtë. Van Gaal nuk besoi në cilësitë e lojtarëve te tij, pavarësisht se u ktheu qëndrueshmërinë. Beteja e Mourinho me kolegët e tij, ishte një humbje kohe, ashtu si ishte në vitin e tij të fundit në Stamford Bridge.

Sidoqoftë, Solskjaer vazhdon të marrë përmirësime nga lojtarët e tij. Ata vazhdojnë të luajnë për njeri-tjetrin, si dhe për trajnerin. Edhe Pogba, haptaz i etur për të lëvizur në një klub tjeter të madh nëse mundet, nuk e diskrediton atë në mënyrën si bëri me Mourinho.

Gjithmonë ka një shqetësim në dhomën e zhveshjes, është e pamundur të mbash të kënaqur 25 lojtarë profesionistë. Në shumë mënyra idetë e kundërta janë të nevojshme për të siguruar progres dhe përmirësim. Por të gjithë duket po shkojnë në të njëjtin drejtim.

Ka ende probleme të mbetura dhe janë këto që norvegjezi do të duhet t’i zgjidhë nëse dëshiron të garantojë që United ose të fitojë ligën ose të afrohet me të. Kundër potencialit të Manchester City dhe shkëlqimit të Liverpool, do të ishte qesharake të gjykosh Solskjaer për trofeun. Por për t’i bindur njerëzit se ai është vërtet një trajner i vlefshëm, më shumë sesa një nxitës i frymës pozitive, duhet të përmirësojë lojtarët që ka në dispozicionin e tij.

Fundja Eric Bailly ka qenë një opsion më i mirë se Victor Lindelof dhe kriza e besimit të Harry Maguire duket se ka përfunduar, ashtu si David de Gea. Luke Shaw, duket ende i papërshtatur, por ai është më i lëvizshëm se çdo herë, para se këmba e tij të thyhej vite më parë.

Por ata vazhdojnë të pësojnë gola të evitueshëm dhe aftësia e mbinatyrshme e Aaron Wan-Bissaka në një kundër një, është minuar rrënjësisht nga pozicionimi i tij dhe mungesa e kontrubutit në fazën sulmuese. Këto janë dobësi për t’u zgjidhur në tregun e transferimeve dhe përmirësimi është jetik nëse Solskjaer do të ruajë vendin e klubit në krye të tabelës.

Është mesfusha ku Solskjaer ka sjellë përmirësime serioze. Scott McTominay ka arritur të krahasohet me Darren Fletcher-in, ai ka treguar një lojtar plot përpjekje dhe ka arritur t’i përkushtohet planit të tij për të rritur standaritin e profesionalizimit në skuadër. E njëjta gjë mund të thuhet për disiplinën e Nemaja Matiç-it dhe qëndrueshmërinë e Fred-it, edhe nëse ato janë të kufizuara në shumë aspekte të tjera.

Mosgatishmëria e tij për të hequr Bruno Fernandes nga formacioni, mbajtja e Pogba dhe Donny van de Beek në stol për pjesën më të madhe të sezonit, mund të shihet si mësim për të dy, që mbi të gjitha kanë kontribuar në një numër të madh rastesh për Solskjaer-in. Van de Beek akoma nuk i është dhënë mundësia të tregojë se çfarë di të bëjë, për dallim nga Pogba.

Çuditërisht, reparti i i sulmit është më zhgënjyesi. Mbrojtësit e United qartësisht teknikisht janë të kufizuar, por nuk është kështu për Mason Greenwood, Anthony Martial dhe Marcus Rashford. Të gjithë janë të rinjë, por për dy të fundit tani është koha të bëjnë hapin përpara për të kontribuar në mënyrë të vazhdueshme.

Ata kanë qartazi talent dhe herë pas here shënojnë gol, por nuk janë të besueshëm kështu. Greenwood-i mund të justifikojë veten, për shkak të moshës shumë të re, por ajo pamëshirshmëria para portës që tregoi kur u shfaq, duhet të zhvillohet, jo të mbarojë.

Solskjaer si një lojtar demostroi një aftësi për të bërë ndryshimin edhe në momentet më të vështira dhe më të zymta. Ai e ka këtë pjesë edhe te United, por nëse do të bëhet trajner i përsosur, i pari që nga koha e ish-trajnerit të tij në Old Tranfford, atëherë ka akoma shumë për të punuar.


Lajmet kryesore