Shqipëria

Operacioni “Klienti”, kapen dy persona


Policia e Tiranës organizoi me sukses një operacion antidrogë gjatë së cilës u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike si dhe u arrestuan dy persona, një prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore,

Në kuadër të operacionit “Klienti” u sekuestruan 800 gr kokainë dhe arrestuan B. S.(Z)., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe A. A., 33 vjeç. Lënda narkotike u kap gjatë kontrollit që këtyre shtetasve iu bë në zonën e “21 Dhjetorit”.

Sipas hetimeve B. S.(Z)., siguronte sasi të mëdha kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A. që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore