Shqipëria

Operacioni i SPAK, reagon Rama: Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një posti në Twitter mbi prangosjen e gjykatëses së Krujës.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri  nënvizon se “ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”.

Ambasadorja amerikane theksoi se “Porti i Durrësit mund të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe të sigurisë SHBA-Shqipëri, duke u siguruar që Porti të mos jetë qendër e aktivitetit të paligjshëm”.

Njoftojmë se më 11 shkurt në kuadër të operacionit të Prokurisë së Posaçme (SPAK) është vënë në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha në Gjykatën e Krujës. Kjo e fundit ishte në një seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër.

Mësohet se gjyqtarja Hoxha do të lironte nga burgu shtetasin me iniciale S.P, i arrestuar për vrasje. Ky person rezulton i ekstraduar nga Italia për ekzekutimin e shtetasit R.B, disa vite më parë.

Bëhet e ditur se në kuadër të kësaj çështjeje, oficerët e SPAK kanë sekuestruar kompjuterat dhe dosjet në Gjykatën e Krujës, të cilat ishin në shqyrtim të gjyqtares Hoxha.  Krahas dosjeve që disponon SPAK ka dyshime edhe për përfshirjen e personave të tjerë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore