Lajme

OPEC+ vendos, do të prodhohen 2 milionë fuçi nafte më pak në ditë


OPEC+ ka rënë dakord për shkurtimet e tij më të thella në prodhimin e naftës që nga pandemia e coronavirusit.

Në një deklaratë pas një takimi në Vjenë të mërkurën, karteli global i vendeve prodhuese të naftës njoftoi se do të prodhonte 2 milionë fuçi më pak në ditë.

Lëvizja mund të nxisë një rimëkëmbje të çmimeve të naftës, të cilat kanë rënë në rreth 90 dollarë nga 120 dollarë tre muaj më parë nga frika e një recesioni ekonomik global, rritjes së normave të interesit amerikan dhe një dollari më të fortë.

Shtetet e Bashkuara e kishin shtyrë OPEC-un të mos vazhdonte me shkurtimet, duke argumentuar se bazat nuk i mbështesin ato, tha një burim i njohur me çështjen për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Menjëherë pas njoftimit nga OPEC, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se qeveria e vendit të tij po punonte “për të siguruar që energjia të jetë në treg dhe çmimet të mbahen të ulëta”.

Kështu Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) mbështetet shkurtimet e konsiderueshme të prodhimit të naftës të propozuara nga Arabia Saudite dhe Rusia.

Shteti i Gjirit është ndër anëtarët më me ndikim të marrëveshjes OPEC+ jashtë Arabisë Saudite dhe Rusisë.

Burimi shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin kontaktuar nga SHBA-të dhe fuqitë e tjera perëndimore që kundërshtojnë përpjekjet për të rritur çmimet e naftës.

Shtëpia e Bardhë ka treguar se beson se shkurtimet janë të panevojshme dhe vijnë në një kohë të rrezikshme për ekonominë botërore, pasi ajo po përballet me një krizë energjetike të shkaktuar nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore