Shqipëria

ONM-ja kërkoi shkarkimin e prokurorit Hajdarmataj, KPA shtyn seancën më 3 gusht


Kolegji i Posaçëm i Apelimit të enjten ka shtyrë më 3 gusht seancën për shqyrtimin e vendimit për prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

KPA-ja vendosi shtyrjen e vendimit me qëllim për të vijuar hetimin duke kërkuar dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit sugjeroi shkarkimin e tij pas vendimit të KPK-së.

Më 16 tetor 2019 pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, KPK-ja vendosi të konfirmonte në detyrë Prokurorin.

Vendimi i dha nga trupa gjykuese me kryetare Brunilda Bekteshi, relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, vetting-u për Hajdarmatajn nxori në pah mangësi në një mori hetimesh të profilit të lartë.

Po ashtu dhe paqartësi në fushën e pasurisë. Kjo e fundit nuk u adresua në vendimin e datës KPK-së.

Në vijim ONM-ja kërkoi një rishikim tërësor të çështjes së Prokurorit nga KPA-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore