Sport

Onana pëson aksident të frikshëm teksa po i bashkohej kombëtares në stërvitje


Portieri i Ajax-it, Andre Onana, i ka mbijetuar një aksidenti të frikshëm automobilistik teksa po udhëtonte drejt grumbullimit me kombëtaren e tij, Kamerunin.

25-vjeçari po udhëtonte nga kryeqyteti Yaounde për në kampin stërvitor të kombëtares së tij në Douala, kur ndodhi aksidenti, mëngjesin e sotëm (e marte).

Për fat të mirë, raportohet se portieri nuk pësoi lëndime nga përplasja e makinave. Por nga aksidenti kanë mbetur vetëm makina të dëmtuara.

Kjo do të thotë se Onana do të jetë ende në dispozicion për ndeshjen e vështirë të Kamerunit në “play-off”-in e Kupës së Botës kundër Algjerisë.

Kujtojmë që Onana do t’i bashkohet skuadrës së Inter-it gjatë afatit kalimtar veror, pasi që ai refuzi të rinovonte kontratën me Ajax-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore