Lajme

Omicroni dominues, MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen


Ministria e Shëndetësisë(MSH) e Republikës së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në kohën kur varianti Omicron është dominues.

Në thirrjen e MSH-së thuhet se vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar virusin.

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet”, thuhet në komunikatë të MSH-së.

Me dozën përforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeç, në secilën komunë të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka regjistruar 2 mijë e 50 raste të reja me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore