Shëndet

Olivier Rousteing shpalosë historinë e tij – “i djegur” dhe “i fshehur” nga publiku


Disenjatori i njohur i modës, Olivier Rousteing, i njohur për të qëndruarit në krye të markës së famshme “Balmain”, ka “tronditur” publikun, ndërsa ka ndarë me ta një histori personale duke u paraqitur me një fotografi, brenda të cilës shihej busti dhe krahët e tij të fashuar dhe me mavijosje të rënda në fytyrë.

Rousteing, ka zbuluar se ai ishte në regjim të shtratit për një vit me radhë, ndërsa ka thënë se këtë nuk ka dashur ta ndajë me publikun deri më tash, kur është ndjerë i gatshëm për ta shpalosur historinë emocionale, për të cilën fillimisht është shprehur se ndihej “i turpëruar”.

Olivier, ka treguar pak detaje nga mënyra se si kishte ndodhur aksidenti.

Fotografi e publikuar nga Olivier Rousteing në Instagram.

“Unë e kam fshehur këtë për një kohë të gjatë dhe është koha që ju ta dini”.

“Saktësisht një vit më parë, një bombolë zjarri shpërtheu brenda shtëpisë sime dhe të nesërmen kur zgjova, pash vetën time në një nga spitalet e Parisit”, ka shkruar ai në fotografinë e publikuar në Instagram.

Ai i ka listuar arsyet e pasigurisë, të cilat e bënë që Oliver, ta mbante “sekrete”, situatën e tij për një kohë të gjatë.

Olivier Rousteing.

“Kam bërë gjithçka për ta fshehur këtë histori nga sa më shumë njerëz dhe jam përpjekur ta mbaj sekretin me familjen dhe miqtë e mi për një kohë të gjatë.”

“Të jem i sinqertë nuk jam vërtet i sigurt pse më vinte kaq turp, ndoshta ky obsesion me përsosmërinë për të cilën njihet moda dhe pasiguritë e mia”, ka shkruar ai.

Ndërsa u shërua, Rousteing tha se e përqendroi të gjithë energjinë e tij në koleksionin e tij për ta ndihmuar atë të harrojë incidentin.

Gjatë intervistave dhe fotosesioneve, ai fshihte plagët e tij me maska ​​në fytyrë, nofulla, mëngë të gjata dhe unaza të shumta në gishta.

“Dhe unë me të vërtetë e  kuptova se fuqia e mediave sociale është të zbulojë vetëm atë që doni të tregoni,” shkroi ai.

“Lloj që na lejon të krijojmë narracionin tonë të veçantë që shmang atë që ne nuk dëshirojmë të shohim ose të tregojmë: kjo është bota jonë e re”, ka thënë ai.

Gjithsesi, Rouseting, tregon se ka i tërë ky incident, ka mësuar diçka.

“Kjo më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është rehatia. Dhe si funksionon veshja për t’ju ndihmuar të tregoni atë që mund të tregoni, dhe të fshehni atë që keni nevojë për të fshehur, pa e kuptuar askush atë”.

Koka e “Balmain”, tanimë është gati të eci përpara dhe për këtë gjë ndihet falënderues.

“E kuptoj se sa i bekuar jam me të vërtetë dhe falënderoj Zotin çdo ditë të jetës sime”.

“Sot, ndihem aq i lirë, aq i mirë dhe kaq me fat. Po filloj një kapitull të ri me një buzëqeshje në fytyrën time dhe një zemër plot mirënjohje”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore