Stil

Olivia Rodrigo thyen një nga çmimet e saj Grammy


Olivia Rodrigo

Këngëtarja e hitit “Drivers License”, Olivia Rodrigo fitoi tre çmime Grammy të dielën, por vetëm dy prej tyre janë ende të paprekura.

19 vjeçarja, Rodrigo, e cila fitoi çmim për artisten e re më të mirë, performancën më të mirë solo pop dhe albumin më të mirë vokal pop, aksidentalisht rrëzoi një nga trofetë e saj në prapaskenë.

Reagimi i saj është kapur nga fotografët.

Asistentja e saj ishte në gjendje t’i bashkonte përsëri përpara se Rodrigo të vazhdonte të pozonte me krahët e saj plot me gramafonë të artë.

Një moment i ngjashëm ndodhi me Taylor Swift në Grammy Awards 2010, kur këngëtarja hodhi një nga katër çmimet e saj në prapaskenë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore