Futboll

Olimpico është gati për Euro 2021 dhe pret spektatorë


Pasi qeveria italiane i dha “ok”-in Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për pjesëmarrjen e publikut në stadiumin “Olimpico”, në kuadër të zhvillimit të Europa Ligës me të paktën 25% të kapaciteti maksimal, ka mbërritur edhe konfirmimi nga UEFA që vërteton se Roma është e përshtatshme si qendër për zhvillimin e kalendarit Euro 2021.

“UEFA ka marrë konfirmimin nga FIGC përmes vendimit të qeverisë italiane, se stadiumi ‘Olimpico’ i Romës, do hapë dyert për spektatorët. Autoritet përkatëse kanë garantuar se të paktën 25% e stadiumit do të mbushet.

Si rrjedhojë, UEFA siguron tërësisht se Roma përmbush kushtet e diskutuara midis palëve, dhe se është vendndodhje e volitshme për të zhvilluar ndeshjet e Euro 2021”, shkruan deklarata e UEFA-s.

Për më tepër, UEFA thekson se “nuk do të ketë përjashtime për askënd që do të jetë duke fluturuar nga jashtë drejt Italisë, së cilëve do t’u duhet të vetizolohen në përputhje me ligjet italiane anti-Covid”.

Euro 2021 hap siparin më 11 qershor dhe përfundon aktivitetin më 11 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore