Financa

OKB-ja rrit buxhetin edhe pas kundërshtimeve të SHBA-së dhe Izraelit


Anëtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë miratuar buxhetin për 2021.

Ky buxhet ishte më i lartë se propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Buxheti zakonisht miratohet me konsensus para Krishtlindjes.

Negociatat për buxhetin vazhduan deri në ditët e fundit të vitit.

Buxheti prej 3 mijë e 231 miliardë dollarësh u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të enjten e kaluar me një votim prej 167 votash pro dhe dy votash kundra.

SHBA-ja dhe Izraeli votuan kundra buxhetit.

Buxheti që u miratua dy ditë më vonë ishte pak më i lartë se sa buxheti i rregullt prej 3.07 miliardë dollarësh për vitin 2020.

Ai rezulton më i lartë se buxheti prej 2.99 miliardë dollarësh që kishte propozuar Guterres në tetor.

Buxheti i rregullt i OKB-së financohet nga vendet anëtare.

SHBA-ja, si fuqia kryesore ekonomike në botë paguan pjesën më të madhe prej 25%./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore