Shqipëria

OKB-ja i kërkon mendim GJND-së për territoret palestineze, Shqipëria votoi kundër


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi në vigjilje të vitit të ri një rezolutë duke kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi pasojat ligjore të pushtimit të paligjshëm të territoreve palestineze nga Izraeli.

Rezoluta u mbështet nga 87 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria dhe 25 vende të tjera votuan kundër dhe u regjistruan 53 abstenime.

Rezoluta i bën thirrje GJND-së të përcaktojë “pasojat ligjore që rrjedhin nga shkelja e vazhdueshme nga Izraeli i së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje” si dhe masat e saj “që synojnë ndryshimin e përbërjes demografike, karakterit dhe statusit” të qytetin e shenjtë të Jeruzalemit.

Ajo gjithashtu i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të paraqesë një raport mbi zbatimin e rezolutës në sesionin e ardhshëm të asamblesë në shtator të vitit 2023.

Përfaqësuesi palestinez në OKB, Riyad Mansour, përshëndeti vendet që ishin “të papenguara nga kërcënimet dhe presioni” dhe votuan në favor të rezolutës.

Rezoluta e OKB-së u përshëndet nga Autoriteti Palestinez (PA) me bazë në Ramallah.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore