Bota

OKB: Ekstremistët islamikë planifikojnë sulme terroriste, pas pandemisë Covid-19


“Ekstremistët islamikë po planifikojnë sulme terroriste, pasi të hiqen kufizimet e vendosura gjatë pandemisë Covid-19”, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në tetor, zëdhënësi i Shtetit Islamik (IS), Abu Hamza al-Qurashi, u bëri thirrje mbështetësve të grupit “të kalojnë më pak kohë në mediat sociale dhe të merren më shumë me përpjekje për sulme me ndikim të lartë dhe aktiviteteve të tjera operacionale”.

Megjithëse kërcënimi i sulmeve terroriste nga ekstremistët islamikë mbetet relativisht i ulët në “zonat jo-konfliktuale” të tilla si Evropa”, shprehen analistët e OKB-ës. Ata deklarojnë se pandemia do t’u sigurojë ekstremistëve islamikë mundësi të konsiderueshme duke minuar qeveritë lokale në zonat ku ata janë të mirë -vendosur.

Dhjetë ushtarë u vranë në Mali, në fillim të kësaj jave, ku kampi i tyre u sulmua nga ekstremistët islamikë.

Grupet ekstremiste islamike kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj pandemisë. Disa prej tyre kërkojnë të shfrytëzojnë krizën globale për të filluar sulme të reja, ndërsa të tjerët janë të përqendruar kryesisht në përforcimin e tyre në zonat lokale.

Raporti i KB shpjegon se IS-ja vazhdon të theksojë frazën për “ndëshkim hyjnor” në lidhje me pandeminë.

Raporti nënvizon gjithashtu dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme të grupeve militante islamike ku shumë prej tyre kanë hasur pengesa të konsiderueshme:

Al-Kaida ka humbur një numër të madh të udhëheqësve kryesorë. Gjithashtu betejat për ndikim në rajonin e Afrikës, Sahel, ka qenë e kushtueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore