Shqipëria

OJF-ët thirrje për të drejtat e fëmijëve


Organizatat jo-fitimprurëse (OJF) rinore, kanë reaguar ndaj institucioneve ligj-zbatuese duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në protesten e zhvilluar kundër dhunës policore gjatë 8 dhjetorit në Shqipëri.

OJF-ët rinore të tilla si Rrjeti i Studentëve Shqiptar në Botë (ASAN), Guxo, si dhe ato që kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të femijëve u kanë bërë thirrje strukturave të Policise së Shtetit dhe gjithë institucioneve përgjegjëse, të zbatojnë ligjet për mbrojtjen e fëmijëve si dhe të dënohet dhuna ndaj tyre!

“Shkelja e tyre denohet me ligj, si individualisht, ashtu edhe institucionalisht”, kanë reaguar ata në mediat sociale.

Ata i konsiderojnë “te paligjshme dhe të pa pranueshmë” aktet e Policisë së Shtetit ndaj një të riu 25 vjeç si dhe ndaj të rinjve protestues. Gjithashtu, shoqëria civile i ka dhënë rëndësi të madhe dhe të drejtes për protestë.

“E drejta për të protestuar është një e drejtë e garantuar nga neni 47 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 10 i Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore