Vende

Ohri, një destinacion magjepsës


Kur bëhet fjalë për pikat turistike në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, është e vështirë të harrosh pa vizituar  liqenin madhështor të Ohrit. Ky liqen i gjerë shtrihet në cepin jugperëndimor të vendit në kufi me Shqipërinë.

Ohri është bërë i njohur si një destinacion turistik veror, i favorizuar nga vendasi dhe pushuesit e tjerë rajonalë dhe evropianë.

Në brigjet e Liqenit të Ohrit, vendbanimi kryesor është qyteti i vogël me të njëjtin emër. Përveç deshires së turistëve për të shijuar historine, Ohri ndodh të jetë një destinacion magjepsës më vete.

Qyteti ka një origjinë interesante historike duke u klasifikuar si një vend në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1980.

Për më tepër, për ata që kërkojnë të shohin më shumë nga rajoni, Ohri bën një bazë të shkëlqyeshme për udhëtime ditore në vendet e tjera buzë liqenit.

Pjesa më e populluar e qytetit të Ohrit është pazari që fillon nga liqeni dhe përfundon në tregun e vogël të qytetit. Kjo rrugë e bukur për këmbësorë me emrin e Shën Klementit të Ohrit është e mbushur me shumë dyqane, nga kafenetë dhe sallat e akullores te dyqanet e deri tek veshjet në butikë.

Nuk ka shumë ndërtesa të vjetra të pazarit, por atje jane disa rrugët ende të veshura me mermer lokal maqedonas.

Në skajin verior të pazarit ka një shesh të vogël, me një burim uji dhe pemën historike Chinar, që thuhet se është mbi 1000 vjeç. Rreth sheshit janë gjithashtu disa nga xhamitë e qytetit.

Ohri, ofron një ekperiencë të mrekullueshme për çdo vizitor që do të përqafojë natyrën dhe tradicionalen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore