Sport

Odegaard “tundohet” nga oferta e PSG-së


Martin Odegaard është lidhur me një largim shokues nga Arsenali pas një sezoni mahnitës për “Topçinjtë”.

Skuadra e Mikel Arteta-s përfundoi e dyta në tabelë, me pesë pikë mbrapa Manchester City-t, pavarësisht se kryesoi në pjesën më të madhe të sezonit.

Kapiteni Odegaard pati një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 15 gola dhe duke regjistruar tetë asistime në 37 paraqitje.

Por, një raport nga gazetari i “Daily Mail”, Simon Jones, pretendon se Paris Saint-Germain është vënë pas Odegaard.

Kampionët e Francës kanë vënë re paraqitjet e tij mbresëlënëse të tij dhe planifikojnë ta dërgojnë një ofertë në drejtim të klubit londinez.

Sidoqoftë, gjigantët francezë do ta kenë të vështirë të bindin norvegjezin të largohet nga “Emirates Stadium” këtë verë, i cili ka kontratë edhe dy vite të tjera.

Odegaard është lojtari i planeve të Mikel Arteta-s për të ecur përpara dhe është gjithashtu i lumtur me jetën në Londër.

Arsenali ka një buxhet transferimi prej rreth 180 milion funtesh plus shitjet – por nuk duan që Odegaard të largohet.

(Photo by Bradley Collyer/PA Images/Alamy Images/Sipa USA) *** US Rights Only ***

Në anën tjetër, mesfushori kosovar, Granit Xhaka, duket se e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin gjatë fitores 5:0 ndaj Wolves të dielën – në të cilën ai shënoi dy gola.

Skuadra e Bundesliga-s, Bayer Leverkusen, është favorit për të nënshkruar me reprezentuesin zviceran dhe po kërkon të përfundojë një marrëveshje në ditët e ardhshme, e cila thuhet të jetë rreth 13 milionë euro.

Një tjetër lojtar që mund të largohet është mbrojtësi i krahut Kieran Tierney, i cili kërkohet nga Newcastle.

Mesfushori mbrojtës Thomas Partey dhe mbrojtësi Rob Holding gjithashtu mund të shiten për të rritur fondet këtë verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore