Lajme

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron


Testet laboratorike në Afrikën e Jugut sugjerojnë se Omicron mund t'i shmanget goditjes së Pfizer

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se vaksinat ekzistuese, ende duhet të mbrojnë njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid-it.

Kjo vjen si pasoj e testeve të para laboratorike të variantit të ri në Afrikën e Jugut, që sugjerojnë se virusi mund të shmangë pjesërisht goditjen e vaksinës Pfizer.

Studiuesit thonë se ka pasur një “rënie shumë të madhe” në atë se sa mirë antitrupat e vaksinës neutralizuan llojin e ri.

Por, Mike Ryan drejtor i urgjencave të OBSH-së, tha se nuk kishte asnjë shenjë që Omicron do të ishte më i mirë në shmangien e vaksinave sesa variantet e tjera.

“Ne kemi vaksina që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, nuk ka asnjë arsye për të pritur që nuk do të ndodhte kështu edhe për këtë mutacion të COVID-19”, tha Ryan për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai tha se të dhënat fillestare sugjeronin se Omicron nuk i bënte njerëzit më të sëmurë se Delta dhe llojet e tjera.

Studimi i ri i Afrikës së Jugut – i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët – zbuloi se vaksina Pfizer/BioNTech, mund të rezultojë në deri në 40 herë më pak antitrupa neutralizues kundër Omicron sesa kundër llojit origjinal Covid.

Por aftësia e Omicron për t’i shpëtuar antitrupave të vaksinës është “e paplotë”, tha Alex Sigal – një virolog në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës, i cili drejtoi kërkimin.

Ai tha se rezultatet, bazuar në analizat e gjakut nga 12 persona, ishin “më të mira nga sa prisja nga Omicron”.

Profesor Sigal tha se vaksinimi, i kombinuar me infeksionin e mëparshëm, ende mund të neutralizojë kundër variantit. Kjo sugjeron që përforcuesit mund të sjellin një përfitim të rëndësishëm.

Shkencëtarët besojnë se infeksioni i mëparshëm, i ndjekur nga vaksinimi ose një përforcues, ka të ngjarë të rrisë nivelin e neutralizimit dhe ndoshta do t’i mbrojë njerëzit kundër sëmundjeve të rënda.

Më shumë të dhëna se sa mirë funksionon Pfizer kundër Omicron pritet të publikohen në ditët në vijim.

Nuk ka ende të dhëna të rëndësishme se si Moderna, Johnson & Johnson dhe të tjerat qëndrojnë kundër variantit të ri.

Testet laboratorike

Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut, ku tani ka një rritje të numrit të njerëzve që infektohen me Covid disa herë.

Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se shenjat e hershme sugjeronin se Omicron mund të jetë më i transmetueshëm se lloji aktual Delta.

Por aftësia e Omicron për të shkaktuar sëmundje të rënda nuk është ende e qartë.

Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, tha se provat e hershme sugjerojnë se Omicron mund të jetë më i transmetueshëm, por më pak i rëndë.

Ka pasur më shumë se 267 milionë raste dhe më shumë se pesë milionë vdekje në të gjithë globin që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Ajo që këto rezultate të hershme laboratorike ende nuk mund të na thonë është se çfarë do të thotë me të vërtetë për sa i përket asaj se sa mirë funksionojnë vaksinat ekzistuese në mbrojtjen e njerëzve në mbarë globin.

Antitrupat neutralizues – të cilët lidhen me virusin për të ndaluar infektimin e qelizave tona – janë vetëm një pjesë e përgjigjes imune ndaj COVID-19.

Megjithatë pamja do të bëhet më e qartë në javët në vijim ndërsa mblidhen më shumë të dhëna nga e gjithë bota se sa njerëz po infektohen me Omicron, sa sëmuren rënë dhe nëse ishin vaksinuar apo jo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore