Lajme

OBSH, vaksina AstraZeneca ‘akoma e sigurt’


Ndihmës drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Mariangela Simao, ka deklaruar se vaksina AstraZeneca është akoma e sigurt dhe rekomandohet për përdorim. Ndërsa studimet vazhdojnë të hetojnë një lidhje të mundshme me efektet anësore të saj “shumë të rralla”, përfshirë mpiksjen e gjakut.

“Përfitimet tejkalojnë rreziqet. Një lidhje e mundshme me efektet anësore të rrallë, e cila do të ndodhte një në një milion, ende po hetohet nga OBSH-ja dhe gjithashtu nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe agjencitë e tjera rregullatore”.

Javën e kaluar, studiuesit gjermanë shikuan se si vaksina mund të shkaktojë trombozë të rrallë në tru në një numër të vogël pacientësh dhe zbuluan se trajtimi i synuar mund t’u ofrohet atyre që vuajnë nga mpiksja e ngjashme, duke përdorur një ilaç të zakonshëm.

Disa vende, përfshirë Gjermaninë, pezulluan shkurtimisht përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve të mpiksjes.

Evropa

Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani është rritur me 20 mijë e 472, duke e çuar totalin në 2 milionë e 755 mijë e 225, treguan të shtunën të dhënat nga Instituti Robert Koch (IRK) për sëmundjet infektive. Ndërkohë, numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 157 në 75 mijë e 780.

Zyrtarët shëndetësorë gjermanë paralajmëruan të premten se vala e tretë e infeksioneve ka të ngjarë të jetë “më e vështirë për t’u frenuar” se dy të mëparshmet. Varianti B117 është më i lehtë i trasmetueshëm.

Shefi i IRK-së, Lothar Wieler, u bëri thirrje gjermanëve të reduktojnë kontaktet e tyre shoqërore gjatë festës së Pashkëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaruan se kanë administruar gati 137 milionë doza vaksine anti-Covid. Deri më tani kanë implementuar mbi 177 milionë vaksina.

Brazili ka shënuar një rekord të ri ditor me 3 mijë e 650 vdekje në 24 orë, ditën e premte. Numri i plotë i të vdekurve të vendit tani qëndron në 307 mijë e 112, me më shumë se 12,4 milionë raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë.

Ngjarja historike vjen ndërsa Instituti Butantan i Sao Paolo-s njoftoi zhvillimin e një vaksine “100% Braziliane”. Instituti tha se pret të fillojë përdorimin e implementimit në korrik.

Butantan është prodhuesi më i madh i vaksinave në Brazil dhe nxjerr vaksinën CoronaVac të prodhuar nga firma kineze Sinovac.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore