Shëndet

OBSH: Të rinjtë e shëndetshëm nuk do të vaksionohen deri në 2022


Sipas Oraganizatës Botërore të shëndetësisë(OBSH), një person i ri që gëzon shëndet të mirë nuk do të vaksinohet përpara 2022-it.

Këtë lajm e ka bërë me dije, shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan.

Sipas saj, prioritet do kenë punonjësit e shëndetësisë dhe shtresat më të rrezikuara të popullsisë.

Soumya Swaminathan, tha se pavarësisht se shumë testime vaksinash kanë nisur, vaksinimi masiv është ende i largët dhe organizimi se kush do të ketë i pari akses në rast të një vaksine te sigurt, është ende në përpunim e sipër.

Swaminathan shpreson se do të ketë të paktën një vaksinë efikase deri në 2022-in,  por ajo do të jetë e disponueshme në sasi të kufizuara.

Gjithashtu vdekshmëria do jetë në rritje deri atëherë./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore