Bota

OBSH: Shpërthimi i Covid në Wuhan, më i madh nga sa është deklaruar


Hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Wuhan, kanë hulumtuar mbi fillimet e Covid-19 në qytetin kinez dhe kanë dalë në përfundimin se shpërthimi i coronavirusit, ka qenë më i madh nga sa mendohej.

Për këtë shkak, po kërkohen kampione gjaku të shumta nga banorët e qytetit me 11 milionë banorë.

Drejtuesi i hetimeve të misionit, Peter Ben Embarek, dha një deklaratë për CNN duke pohuar faktin se ka shenja për një përhapje shumë më të gjerë nga sa mendohej më parë. “Mendohet gjithashtu se ka pasur disa variacione që në fillim të përhapjes”, bëri me Embarek.

Ekipi pati gjithashtu shansin të fliste ma pacientin e parë të infektuar me Covid. Sipas të dhënave, ai është infektuar më 8 dhjetor dhe nuk ka historik udhëtimesh.

Këto të dhëna që po mblidhen nga OBSH-ja, mund të përforcojnë akuzat nga shkencëtarë të ndryshëm, se Kina ka fshehur të dhëna thelbësore mbi Covid-19. “Zbulimi kryesor është ai i qarkullimit të virusit që në dhjetor 2019 në Wuhan”, theksoi Embarek.

Kanë qenë pjesë e hetimeve 17 shkencëtarë nga OBSH-ja dhe 17 të tjerë nga Kina. Të dyja palët, bien dakord për faktin se nuk është e qartë nga ka ardhur saktësisht virusi. Disa hipoteza janë mbi tregjet e mishit. Kjo është hipoteza më e pranuar gjerësisht.

Këto zbulime mund të hedhin dritë edhe mbi përhapjen e varianteve të reja që po qarkullojnë kryesisht në Evropë. Në veçanti, varianti Britanik.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore