Lajme

OBSH, kritika për shpërndarjen e vaksinave


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kritikuar shpërndarjen e vaksinave të coronavirus-it, midis vendeve të pasura dhe të varfra.

OBSH-ja ka kohë që bën thirrje për shpërndarje më të drejtë të vaksinave Covid-19.

Ajo po udhëheq skemën Covax, e cila është krijuar për të furnizuar vendet e varfëra me doza të vaksinës.

Deri më tani, më shumë se 38 milionë doza janë dorëzuar në rreth 100 vende sipas skemës.

Mekanizmi Covax ka si synim që të japë më shumë se dy miliardë doza në 190 vende, në më pak se një vit.

Në veçanti, ai dëshiron të sigurojë që 92 vende në zhvillim do të marrin qasje në vaksina në të njëjtën kohë me vendet më të pasura.

Deklarata e OBSH-së

“Ka një çekuilibër tronditës në shpërndarjen globale të vaksinave”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.

Sipas tij,  në vendet me të ardhura të larta, pothuajse një në katër persona ka marrë një vaksinë Covid-19.  Ndërsa, shton ai, në vendet me të ardhura të ulëta, është një në më shumë se 500.

Skema Covax pritej të shpërndante të paktën 100 milionë doza në të gjithë botën deri në fund të marsit, por vetëm 38 milionë janë dorëzuar deri më tani.

Ai gjithashtu kritikoi vendet që kanë kërkuar marrëveshjet e tyre të vaksinave jashtë skemës Covax.

“Disa vende dhe kompani planifikojnë të bëjnë dhurimet e tyre bilaterale të vaksinave, duke anashkaluar Covax-in për arsyet e tyre politike ose komerciale”, shpjegoi Tedros.

Ai shtoi se këto rregullime rrezikojnë të ndezin flakët e pabarazisë së vaksinave.

“Mungesa e furnizimit po shtyn nacionalizmin e vaksinave”, e finalizoi fjalën e tij Tedros Adhanom.

Në fillim të këtij viti, shefi i OBSH-së paralajmëroi se bota po përballej me një “dështim katastrofik moral” mbi pabarazinë e vaksinave.

Ai tha se një qasje “unë-e para” do të ishte vetë-shkatërruese sepse do të inkurajonte grumbullimin dhe zgjatjen e pandemisë.

Pra, sa e drejtë është situata e vaksinës?

Vaksinat e prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, Rusi dhe Kinë tashmë janë duke u përdorur gjerësisht, pasi janë blerë dhe aprovuar në vendet rreth botës.

Por dozat nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë midis vendeve.

Sipas studimit nga Duke Global Health Innovation Center, vendet me të ardhura të larta aktualisht kanë konfirmuar 4.6 miliardë doza, ndërsa kombet me të ardhura të ulëta 670 milionë,

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore