Lajme

OBSH kërkon nga Europa bashkëpunim për ndarjen e vaksinave në Ballkan


Drejtori i Organizatës Botërore së Shëndetësisë, Hans Kluge, i ka bërë thirrje Evropës që të bashkëpunojë me kompanitë farmaceutike të vaksinave, në mënyrë që këto vaksina të ndahen dhe të përfitojë edhe Ballkani.

Kluge tha se nuk duhet pritur derisa te vaksinohet 70 për qind e popullatës së vendeve të pasura si BE, Kanadaja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja e më pas të shikohet për ndihmë.

Vendet të cilat kanë porositur katër deri nëntë herë më shumë doza vaksine, duhet t’i ndajnë me shtetet e varfra  pasi t’i kenë imunizuar një pjesë të popullatës së tyre.

“Jam i mendimit që nuk duhet pritur derisa të vaksinohet 70 për qind e popullsisë së tyre, për të filluar me ndarjen e vaksinave me Ballkanin, Azinë Qendrore apo Afrikën”, u shpreh ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër Coronavirusi nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech.

Afër 105 milionë njerëz janë infektuar me Coronavirus dhe rreth 2 milionë e 296 persona kanë vdekur nga COVID-19, raporton Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore